Gjashtë të vdekur nga aksidentet në trafik vetëm në janar

Kosova

Gjashtë të vdekur nga aksidentet në trafik vetëm në janar

Më: 17 shkurt 2025 Në ora: 06:20
Foto ilustrim

Rruga Suharekë-Carralevë mesditën e 12 shkurtit, u bllokua për qarkullim.

Kjo pasi në këtë fshat ndodhi një aksident trafiku mes autobusit e një veture.

Si pasojë, shoferi i veturës humbi jetën.

E rasti u konfirmua nga Policia e Kosovës.

Në po të njëjtën ditë, një tjetër person humbi jetën në vet-aksident në dalje të autostradës në Prizren.

Ndërsa sipas Policisë së Kosovës, vetëm muajin e kaluar gjashtë persona humbën jetën si pasojë e aksidenteve në trafik.

E deri tek shkaktimi i aksidenteve sipas ekspertit të komunikacionit, Bekim Ahmeti vjen edhe për shkak të numrit të madh të veturave në qarkullim.

“Absolutisht që po, sikur të kishim pasë një transport publik ku qytetarët e shfrytëzojnë transportin publik më shumë se sa automjetet e udhëtarëve, vetura të vogla, atëherë natyrisht që bjen ajo”, ka thënë Bekim Ahmeti, ekspert i komunikacionit.

Ahmeti thekson se situata në komunikacion nuk mund të qetësohet pa përdorimin e Inteligjencës Artificiale.

“Mund t’i detektojë shkelësit e rendit dhe të ligjit. E detekton kufizimin e shpejtësisë, Policia nuk selekton më atë që duan ta gjobisin e atë që duan ta lirojnë, mirëpo gjobiten polici, mjeku, inxhinieri, juristi, të gjithë së bashku”, shprehet Ahmeti.

1813 aksidente trafiku ndodhën vetëm në janarin e këtij viti.

Prej tyre u lënduan 1219 persona.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat