Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, bashkë me stafin komunal, kanë bërë homazhe pranë pllakës përkujtimore të dështimoreve të kombit në Obiliq, në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për sakrificën e atyre që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Gjatë ceremonisë, kryetari Gashi u përkul për disa momente para shtatores, duke shprehur nderimin e tij për ata që u flijuan për të ardhmen e vendit.
Homazhi u përcoll me një minutë heshtje në shenjë respekti për dëshmorët, duke theksuar se kujtimi dhe kontributi i tyre do të mbeten përherë pjesë e identitetit kombëtar dhe frymëzim për brezat e ardhshëm.
Pas homazheve kryetari, do mbahet një seancë solemne në objektin e Komunës së Obiliqit.