​Në seancën solemne Kuvendi Komunal i Obiliqit kujton të flijuarit e luftës në Kosovë

Kosova

​Në seancën solemne Kuvendi Komunal i Obiliqit kujton të flijuarit e luftës në Kosovë

Më: 17 shkurt 2025 Në ora: 12:43
Ibush Mjekiqi

Për nder të 17 shkurtit, ditës së pavarësisë së Kosovës, Komuna e Obiliqit ka organizuar disa aktivitete.

Fillimisht janë bërë homazhe pranë Pllakës Përkujtimore të Dëshmorëve të Kombit në Obiliq ndërsa u organizua edhe seancë solemne për nderë të kësaj dite.

Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi ishte prezent në homazhe.

Derisa në seancën solemne të pranishëm ishin nën kryetari i komunës Ibush Mjekiqi, anëtarët e Kuvendit Komunal dhe përfaqësues nga Bashkësia Islame. Ky takim filloi me një minutë heshtje për të rënët e luftës së fundit në Kosovë.

Nënkryetari Ibush Mjekiqi gjatë kësaj seance tha se familja Jashari janë simbol i heroizmit për lirinë.

Mjekiqi: Jemi mbledhur këtu për të shënuar 17 vjetorin e shpalljes së pavarësisë

“Jemi mbledhur këtu për të shënuar 17 vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Moment i shenjtë për të gjithë ne. Në këtë ditë kujtojmë rrugëtimin e vështirë të popullit që kemi përjetuar për shekuj. Në këtë rrugëtim familja Jashari janë simbol i heroizmit për lirinë tonë, gjaku i tyre u bë themel i pavarësisë. Ne sot jemi të zotuar për të ndërtuar një Kosovë të fortë”, tha ai.

Pas seancës solemne Kuvendi Komunal do takohen për Manifestim qendror në Shtëpinë e Kulturës "Xhavit Haziri".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat