Ngjarjet për ditën e nesërme

Kosova

Ngjarjet për ditën e nesërme

Më: 17 shkurt 2025 Në ora: 23:16
Ilustrim

Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00-16:30)

Mbahet konferenca ndërkombëtare "E ardhmja e marrëdhënieve SHBA-Kosovë dhe diplomacisë publike" në Universitetin amerikan të njohur për studime ndërkombëtare dhe diplomatike, Elliott School of International Affairs. (Linder Family Commons Room, Elliott School of International Affairs, ora 09:00 -14: 00)

GLPS mban konferencë për media lidhur me Padinë kundër Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për konkursin për Sekretar të Përgjithshëm. (Zyrat e GLPS, ora 10:00)

Departamenti i Historisë organizon tryezë diskutimi me temën: “Roli i lëvizjeve studentore shqiptare të viteve 1968, 1981, 1990 dhe 1997 në Luftën për Liri, Pavarësi dhe Demokraci”. (Fakulteti Filozofik, ora 11:00)

AVONET mban konferencë për media, (sheshi Adem Jashari, Ferizaj, ora 12:00)

Në nderë të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, jepet shfaqja e filmit “Besniku dhe Julius”, një histori lufte, mbijetese dhe ribashkimi. (Ish-ndërtesa e Gërmisë, Prishtinë, ora 18:00)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat