Komuna e Rahovecit mban mbledhje solemne kushtuar 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Kosova

Komuna e Rahovecit mban mbledhje solemne kushtuar 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Më: 17 shkurt 2025 Në ora: 23:45
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kuvendi i Komunës së Rahovecit gjatë ditës së sotme ka mbajtur mbledhje solemne kushtuar 17 vjetorit të Pavarësisë dhe Shtetësisë së Kosovës.

Aktivitetet e 17 Shkurtit në Komunën e Rahovecit, filluan në mëngjes, në ora 09:00 ku kryetari i kësaj komune Smajl Latifi, priti mysafirë, në 10:00, për të vazhduar më pas me homazhe tel varrezat e dëshmorëve dhe në ora 11:00 u mbajt seanca solemne, për të vazhduar me aktivitete tjera gjatë ditës.

Kryesuesi i Kuvendit, z. Arbër Zenuni, nē fillim të seancës luti të pranishmit për një minutë heshtje për nder të luftës, gjakut dhe sakrificës së atyre qe e bënë të paktën një hap në shtigjet e lirisë, qe sot ne e gëzojmë.

Në fjalën e tij, Kryetari Lafiti, falenderoi dhe nderoi familjet e dëshmorëve, bashkëluftëtarët, bartësit e përgjegjësive institucionale, veteranët e luftës, veprimtarët e çështjes kombëtare, qytetarët e të gjitha shtresave, të gjithë ata që vazhdojnë kontributin e tyre në forcimin e lirisë dhe forcimin e institucioneve të shtetitq tonë demokratik, sovran dhe të pavarur.

“Pavarësia është rezultat i sakrificës dhe përpjekjeve të mëdha të popullit tonë, të luftës së UÇK-së dhe mbështetjes së aleatëve tanë. Kosova është një shtet i lirë dhe demokratik, por sfidat mbeten: forcimi i institucioneve, zhvillimi ekonomik dhe mbrojtja e sovranitetit janë detyra të përditshme. Me punë dhe unitet do ta çojmë vendin përpara.” – tha në fjalën e tij kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat