QKUK: Mbi 193 mijë shërbime radiologjike gjatë vitit 2024

Kosova

QKUK: Mbi 193 mijë shërbime radiologjike gjatë vitit 2024

Më: 18 shkurt 2025 Në ora: 16:07
Foto ilustrim

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK),  ka njoftuar se  gjatë vitit 2024, mbi 193  mijë pacientë kanë marrë shërbime radiologjike, në kuadër të Klinikës së Radiologjisë në QKUK.

“Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 110 mijë Radiografi, mbi 36 mijë Tomografi të Kompjuterizuara (CT), 12 mijë e 315 Rezonanca Magnetike, 2 mijë 500 Mamografi.  

31 mijë e 334 ulatrazë, 2 mijë Tomografi të Kompjuterizuara- Angiografi,   78 Angiografi-DSA,  1343 bioosu dge 21 pacientë në Stroke Center”, thuhet në njoftim.

Tutje theksohet se bazuar në raportin e Klinikës së Radiologjisë, lista e pritjes për rezonancë magnetike është deri me datë 3 prill, kurse për CT deri më datë 10 mars 2024.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat