Moti sot, i ndryshueshëm

Kosova

Moti sot, i ndryshueshëm

Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 06:58
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot parashikohet që moti do të nisë me intervale me diell dhe vranësira të shpërndara.

Ndërsa, gjatë ditës vranësirat do të denden dhe priten reshje lokale të shiut të përziera me borë.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga – 9°C deri në -5°C, ndërsa maksimalet nga -2°C deri në 4°C. 

Do të fryjë erë e lehtë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 m/s.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat