Ndërron jetë imami i xhamisë së Orllanit

Kosova

Ndërron jetë imami i xhamisë së Orllanit

Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 09:16
Shefqet ef. Pajaziti

Është ndarë nga jeta imami i xhamisë së fshatit Orllan, Shefqet ef. Pajaziti.

Lajmin e ka bërë të ditur Bashkësia Islame e Kosovës.

Imami Pajaziti do të varroset sot në orën 15:00, në varrezat e fshatit.

Ky është njoftimi i BIK-ut:

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”

Njoftojmë besimtarët dhe opinionin e gjerë se sot, më 19 shkurt 2025, pas një sëmundje të rëndë, ndërroi jetë imami i xhamisë së fshatit Orllan, Shefqet ef. Pajaziti.

Varrimi i rahmetliut do të bëhet sot, më 19 shkurt 2025, në varrezat e fshatit Orllan, te kulla e Zahir Pajazitit, prej orës 15:00.

Lusim Zotin e Madhëruar që ta mëshirojë rahmetliun dhe ta gradojë me Xhenetin Firdevs!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat