Idrizi në koncertin solemn për 17 Shkurtin: Kosova vazhdon të qëndrojë e fortë

Kosova

Idrizi në koncertin solemn për 17 Shkurtin: Kosova vazhdon të qëndrojë e fortë

Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 12:55
Ferit Idrizi

Të martën mbrëma, Komuna e Vushtrrisë ka organizuar koncert solemn për nder të 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, gjatë ceremonisë theksoi se shteti i Kosovës është forcuar dhe është njohur nga mbi 100 shtete.

Ai kujtoi historinë e rezistencës shqiptare, duke përmendur sakrificat e luftëtarëve dhe heronjve, përfshirë ato të nënave heroina, dhe theksoi se, përkundër padrejtësive, Kosova vazhdon të qëndrojë e fortë.

“Shteti ynë mbushi 17 vjet, vetëm sa po forcohet dhe pjeket, është njohur nga mbi 100 shtete. Kjo ditë është e veçantë dhe e shenjtë, lindja e shtetit të dytë shqiptar në Ballkanin e përgjakur. Tragjedia e parë kishte filluar në vitin 1877-88, pavarësia e Shqipërisë hapi rrugën për perspektivën e shqiptarëve. Nga viti 1913, kur Kosova mbeti nën Serbinë, asnjëherë nuk u ndal rezistenca. Sot, kur po festojmë çlirimin, ne po përballemi me një gjyq të padrejtë dhe të paarsyeshëm, vetëm sepse mbrojmë pragun e shtëpisë dhe sepse ishin themeluesit e UÇK-së. Kemi edhe ato nënat heroina, disa me pushkë në dorë, disa në burgje, dhe disa dhanë më të dashurit e tyre. Faleminderit që erdhët për të kremtuar 17-vjetorin e pavarësisë”, ka thënë Idrizi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat