Ulje drastike e temperaturave sonte, në zonat malore rreth -20°C, ndërsa në ultësira deri në -14°C

Kosova

Ulje drastike e temperaturave sonte, në zonat malore rreth -20°C, ndërsa në ultësira deri në -14°C

Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 23:44
Ilustrim

Acari Siberian, i cili ka qendrën në lindje të kontinentit, ka sjellur ulje të ndjeshme të temperaturave edhe mbi vendin tonë.

Si pasojë e kthjellimeve, pritet që deri në mëngjesin e së enjtes të sjellin ulje drastike, duke zbritur deri në -20°C në zonat malore, ndërsa në ultësira deri në -14°C.

Deri të shtunën moti do të vijojë kryesisht me diell, ku netët dhe mëngjeset do të jenë me acar të fortë, ndërsa gjatë ditës temperaturat do të kalojnë në vlera pozitive.

Të dielën parashihet të ketë shtim të vranësirave, ku pritet të ketë edhe reshje të izoluara bore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat