Moti sot

Kosova

Moti sot

Më: 20 shkurt 2025 Në ora: 06:52
Foto ilustrim

Gjatë ditës së enjte, në Kosovë parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët.

Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës priten edhe reshje shiu, transmeton Klankosova.tv.

Temperaturat pritet të lëvizin nga -3 deri në 5 gradë Celsius.

“Moti parashikohet kryesisht i vranët, me mundësi për riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3°C deri në -1°C, ndërsa ato maksimale nga -2°C deri në 5°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 m/s”, njofton IHMK-ja.

Ky institutit bën thirrje që pjesëmarrësit në komunikacion të jenë të kujdesshëm për shkak të mundësisë së rrëshqitjeve në rrugë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat