KEDS e zë për të dytën herë kompaninë e taksive duke vjedhur rrymën, mbi vlera 25 mijë euro

Kosova

KEDS e zë për të dytën herë kompaninë e taksive duke vjedhur rrymën, mbi vlera 25 mijë euro

Më: 20 shkurt 2025 Në ora: 12:59
Foto ilustrim

Kompania e Distribuimit të Energjisë Elektrike, ka thënë se brenda pak muajve ka kapur për herë të dytë një kompani të taksive në Prishtinë, duke vjedhur rrymën.

Sipas njoftimit të KEDS, llogaritja e dëmeve të shkaktuara nga kompania e taksive, që nga tetori i vitit 2024, është 25 mijë e 120 euro.

“Në tetor të vitit të kaluar patëm raportuar për një kompani të taksive nga Prishtina, pronari i së cilës ishte zënë nga KEDS-i duke vjedhur energjinë elektrike.

Shërbimin për klientë e kishte me para, ama veturat elektrike po i mbushte pa para. E për këtë i ishte dashur t’ia rikthejë kompanisë 40 mijë euro. Para pak ditësh, e njëjta kompani është zënë sërish duke i mbushur ato vetura ilegalisht, pra duke ia vjedhur rrymën KEDS-it”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat