Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar sonte, më 20.02.2025, se si pasojë e shpërthimit të gypit kryesor 700 mm në daljen e Vushtrrisë, i gjithë qyteti si dhe fshatrat deri në Grace, kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijes.
Për shkak të kësaj situate, KRU “Mitrovica” ka treguar se edhe fshatrat Dobërllukë dhe Smrekonicë janë pa ujë.
“Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit janë në vendngjarje dhe po bëjnë përpjekje për të ofruar një zgjidhje të përkohshme për këtë natë” – njofton KRU “Mitrovica”.
Por, KRU “Mitrovica” thotë se puna kryesore për sanimin e gypit në Vushtrri, i cili ndodhet në thellësi prej rreth 4 metrash nën sipërfaqen e tokës, pritet të fillojë të premten, më 21.02.2025.