Ngjarjet për ditën e nesërme

Kosova

Ngjarjet për ditën e nesërme

Më: 21 shkurt 2025 Në ora: 22:30
Ilustrim

​Ngjarjet e datës 22 shkurt

Federata Skitare e Kosovës organizon garën kampionatin e Kosovës për kategoritë e reja, në disiplinën e sllallomit të madh dhe disiplinën e sllallomit. (Brod, Dragash, ora 10:00-14:30)

Këshilli Prokurorial i Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale do të mbajë Turneun Memorial të Futbollit kushtuar prokurorit special të ndjerë Enver Krasniqi. (Salla e sporteve “Princi”, “Arbëria”, prapa KFOR-it, Prishtinë, ora 11:00).

Mbahet gara e sigurisë kibernetike International Cybersecurity Defense Challenge 2025. (Holli i fakulteteve teknike të Universitetit të Prishtinës. Marrin pjesë 30 ekipe të studentëve nga Iowa, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. (Ora 13:00 - 21:30. Hapja solemne - ora 17:30)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat