Dëmtohet gypi në rrugën e “Pejës”, mbesin pa ujë banorët e Fushë Kosovës

Kosova

Dëmtohet gypi në rrugën e “Pejës”, mbesin pa ujë banorët e Fushë Kosovës

Më: 24 shkurt 2025 Në ora: 08:54
Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton qytetarët e Fushë Kosovës për një ndërprerje të papritur të furnizimit me ujë, e shkaktuar nga një dëmtim i gypit në rrugën “e Pejës”.

Incidenti ka ndodhur gjatë natës së mbrëmshme dhe ka shkaktuar rrjedhje të madhe uji, duke imponuar ndërprerjen e shërbimit për atë zonë.

Sipas njoftimit, ekipa teknike e kompanisë është aktualisht në terren dhe po punon për sanimin e dëmit.

Kjo mund të sjellë vonesa në rikthimin e furnizimit me ujë, ndërsa autoritetet kanë siguruar se do të bëjnë gjithçka që është e mundur për të zgjidhur situatën sa më shpejt. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat