Zjarrfikësit intervenojnë në një ndërtesë në Fushë Kosovë, ishte mbledhur akulli në një çati e cila rrezikonte qytetarët

Kosova

Zjarrfikësit intervenojnë në një ndërtesë në Fushë Kosovë, ishte mbledhur akulli në një çati e cila rrezikonte qytetarët

Më: 24 shkurt 2025 Në ora: 19:58
Pamje nga videoja

Ky akull kishte mbetur këtu tash e disa ditë.

Kësisoj, i njëjti paraqiste rrezik për kalimtarët që frekuentonin rrugën “ Albulena” në Fushë Kosovë.

Tëvë1 gjatë së hënës qëndroi këtu ku mori disa shqetësime nga banorë te kësaj zone.

Pas interesimit të mediumit, reaguan edhe zjarrfikësit.

Të njëjtit u paraqitën këtu dhe me mjetet e punës larguan akullin që paraqiste rrezik.

E detaje për rastin dha zjarrfikësi nga brigade e zjarrfikësve të Prishtinës, Ali Haziri.

“Kemi intervenuar para disa ditëve, intervenimi ishte i suksesshëm. Mirëpo prapë se prapë tani jemi në sezon e dimrit ka shi ka të reshura e prapë se prapë bëhet”, ka deklaruar ai.

Haziri,madje kishte një apel për qytetarët.

“Ne si zjarrfikës apelojmë tek qytetarët që me qenë më të kujdesshëm edhe gjatë ndërtimit edhe kompanitë që ndërtojnë me qenë më të kujdesshme mos me lënë këso gjerash se kjo është edhe në dëme  të qytetarëve”.

Intervenime të të njëjtit lloj kanë pasur edhe në të kaluarën.

Banorët u shprehen të shqetësuar me krejt këtë situatë, por nuk pranuan të flasin para kamerës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat