Kanë miliona shikime.
Por vargje të tilla eksplicite e me përmbajtje dhune, sociologët konsiderojnë se ndikojnë më shumë tek të rinjtë duke nxitur emocione negative.
“Inicim i konflikteve të ndryshme apo shpërfaqje të dhunës sidomos mes të rinjve të cilët janë dëgjuesit më të përkushtuar apo më ndjekësit e këtyre lloj zhanreve të muzikës. Edhe mund të stimulohen edhe të bëhen model duke marrë si p.sh edhe dhunën si normë apo si vlerë e cila mund të merret në suaza normale”, ka deklaruar sociologu, Genc Xërxa.
Se zhargoni muzikor ndikon në ‘’devijimin’’ e gjuhës e thonë edhe profesorët e gjuhës dhe letërsisë.
Andaj nga Departamenti i Gjuhës Shqipe në Universitetin e Prishtinës kanë një thirrje për të gjithë mësimdhënësit.
“Ndikimi i saj përmes rrjeteve sociale është shumë i madh, sidomos tek gjeneratat e reja. Por në anën tjetër sistemi arsimor duhet të jetë pak më i fuqishëm se sa që është që t’ju bëjë me dije dhe t’jau mbjellë në mendësi nxënësve se gjuha standarde është ajo që do ta ruajë zhvillimin e mëtutjeshëm dhe do ta ruajë komunikimin në një të ardhme më të gjatë”, ka thënë prof.Asoc dr.Abdurrahim Maxhuni.
Tekstet e këngëve Hip Hop jo rrallë herë ilustrojnë edhe situata të dhunshme ose tregojnë histori nga jeta në lagjet problematike, veçanërisht nënzhanrin gangsta rap.