Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka vizituar deponinë e mbeturinave në Mirash, ku u informua nga Kompania Kosovare për Menaxhimin e Deponive, GIZ-i dhe KfW për sfidat në lidhje me këtë deponi.
Nga institucionet bëhet e ditur se u tha se Deponia e Mirashit është jashtë kontrollit dhe menaxhimi i dëmeve është prioritet.
“Ambasadori mësoi për sasinë dërrmuese të sfidave dhe përpjekjet e përbashkëta për t’u përballur me to”, thuhet në njoftim.