Një grua e moshuar ka vdekur në orët e sotme të pasdites në Emergjencën e Podujevës.
Viktima S.S. e vitit të lindjes 1949 nga fshati Obrançë i Podujevës, mësohet se ka pësuar sulm nga frika pasi është ndjekur nga qentë endacakë.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në komunën e Podujevës, Adelina Stublla.
“Rreth orës 14:15 dërgohet në Urgjencë pa shenja jete. Sipas informacioneve të stafit shëndetësor, e njëjta nuk ka pas askund gjurmë kafshimi apo lëndimi nga qentë por ka pësuar sulm nga frika e ndjekjes së tyre. E ndjera është reanimuar rreth 40 min, por edhe përkundër rikthimit në jetë, nuk i ka mbijetuar sulmit”, ka deklaruar Stublla.