Përkujtohet akademiku i ndjerë Minir Dushi

Kosova

Përkujtohet akademiku i ndjerë Minir Dushi

Më: 26 shkurt 2025 Në ora: 18:20
Përkujtohet akademiku i ndjerë Minir Dushi

Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë ka mbajtur Akademi Përkujtimore kushtuar akademikut, Minir Dushi, i cili u nda nga jeta më 27 janar.

Rektorja e UIBM, Nurten Deva, tha se akademik Dushi e mbylli jetën, por la hapur librat e tij për gjeneratat e reja.

“Ai ka qenë njeriu kryesor që ka bartur barrën dhe përgjegjësinë e themelimit të Shkollës së Lartë Teknike në vitin 1961, duke mbajtur edhe pozitën e drejtorit që në fillim.  Ai ka dhënë kontribut të madh për themelimin e Fakultetit të Xehetarisë dhe Metalurgjisë, duke qenë edhe dekani i parë. Ai gjithashtu ka qenë inxhinieri i parë shqiptar që ka punuar në minierën ‘Trepça’. Pra ai ka qenë i pari dhe i tillë do të mbetet në kujtesën tonë dhe në historikun e institucioneve tona”, ka thënë Deva.

Përveç fjalëve të të pranishmëve, gjatë ceremonisë është shfaqur një materiali i shkurtër filmik përmbledhur nga intervistat dhe fjalimet e akademikut, Minir Dushi, dhënë me rastin e 10 -vjetorit të Universitetit “Isa Boletini”, ku u nderua me titullin “Docotor Honoris Causa”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat