​Parashikimi i motit për vikend

Kosova

​Parashikimi i motit për vikend

Më: 28 shkurt 2025 Në ora: 14:55
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën, do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas herë me riga shiu.

Sipas institutit, temperatura minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s.

E dielë- Do të mbajë mot kryesisht i vranët por sa i përket temperaturave parashihet ulje, kryesisht në vlerat e maksimaleve. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksiamlet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s. Sipas kalendarit meteorologjik, nesër fillon stina e pranverës meteorologjike, e cila do të zgjasë deri me 31maj”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat