Nxënësit e Institucionit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Shtime shënojnë ditën e “Karrocës” me aktivitete të ndryshme

Kosova

Nxënësit e Institucionit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Shtime shënojnë ditën e “Karrocës” me aktivitete të ndryshme

Më: 28 shkurt 2025 Në ora: 17:50
Foto nga vendi i ngjarjes

Institucioni i  Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Shtime me mbështetje nga Kryqi i Kuq i Kosovës në Prishtinë,të premten, në kuadër të projektit për “Promovimin e vlerave humane”, nxënësit kanë shënuar Ditën e Karrocës me aktivitete të ndryshme. Ata organizuan një marsh sensibilizues dhe krijuan tre parkingje të dedikuara për personat me nevoja të veçanta, duke dhënë një shembull konkret të përfshirjes dhe solidaritetit.

Për realizimin e aktiviteteve ishin angazhuar dy mësimdhënëset nga ky institucion: Emine Tasholli- Shaqiri dhe Besa Haxhiu-Bislimi.

Emine Tasholli- Shaqiri ka thënë për Telegrafin se qëllimi i këtij projekti është që të bashkojë të rinjtë nga komunitete të ndryshme etnike, duke i përfshirë në aktivitete të përbashkëta që promovojnë mirëkuptimin, tolerancën, paqen, kulturën e dialogut dhe parandalimin e dhunës.

“Falënderojmë Kryqin e Kuq, që kontribuan në realizimin e këtij projekti me rëndësi për komunitetin tonë”, ka thënë midis të tjerash ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat