Dita e Efiçiencës së Energjisë – Komuna e Vushtrrisë do të organizojë panel diskutimi mbi rëndësinë e kursimit të energjisë elektrike

Kosova

Dita e Efiçiencës së Energjisë – Komuna e Vushtrrisë do të organizojë panel diskutimi mbi rëndësinë e kursimit të energjisë elektrike

Më: 1 mars 2025 Në ora: 13:07
Foto ilustrim

Në kuadër të shënimit të Ditës së Efiçiencës së Energjisë më 5 mars, Komuna e Vushtrrisë do të organizojë një panel diskutimi mbi rëndësinë e kursimit të energjisë elektrike.

Sipas njoftimit, përmes diskutimeve synohet angazhimi i qytetarëve në reflektimin mbi të ardhmen e energjisë elektrike.

“Përmes diskutimeve, eksperiencave praktike dhe shprehjes kreative, këto aktivitete synojnë të angazhojnë qytetarët dhe veçanërisht të rinjtë në reflektimin mbi të ardhmen e energjisë”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se ky panel diskutimi do të mbahet në sallen e Kuvendit Komunal të Vushtrisë, në orën 09:00, më 5 mars.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat