Idrizi dje mori pjesë në ceremoninë e hapjes së xhamisë së re në Nedakoc të Vushtrrisë

Kosova

Idrizi dje mori pjesë në ceremoninë e hapjes së xhamisë së re në Nedakoc të Vushtrrisë

Më: 1 mars 2025 Në ora: 13:12
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka marrë pjesë dje në ceremoninë e hapjes së xhamisë së re në fshatin Nedakoc të Vushtrrisë.

Idrizi ka thënë se hapja e xhamisë është një moment i veçantë edhe për faktin se u bë një ditë para nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit.

Ai është shprehur se për banorët e Vushtrrisë, ky është një hap i rëndësishëm për forcimin e lidhjeve shpirtërore dhe shoqërore.

“Ky moment i mbushur me emocion dhe krenari, erdhi një ditë para nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit, një muaj i plotë me solidaritet, shpresë dhe bashkim. Për banorët e Vushtrrisë, ky është një hap i rëndësishëm për forcimin e lidhjeve tona shpirtërore dhe shoqërore. Sot, banorët e Nedakocit falën namazin e xhumasë në xhaminë e re, ndërsa në të gjithë Vushtrrinë po ndihet fryma e përkushtimit të përbashkët. Le të jetë kjo një ditë që na bashkon dhe na sjell më pranë njëri-tjetrit”, ka thënë Idrizi.

Xhamia e re në fshatin Nedakoc ishte financim i familjes Pushkolli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat