Kryetarit të Dragashit i “mbushet kupa”: Ende asnjë ndihmë e as përgjigje nga qeveria, për vërshimet

Kosova

Kryetarit të Dragashit i “mbushet kupa”: Ende asnjë ndihmë e as përgjigje nga qeveria, për vërshimet

Më: 1 mars 2025 Në ora: 18:06
Bexhet Xheladini

Vërshimet e 26 qershorit në Dragash shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale në disa zona të qytetit.

Dhjetëra familje u përballen me përmbytje të shtëpive, prishje të orendive shtëpiake, objekteve të ndryshme biznesore, dhe dëmtim të rrugëve kryesore për qarkullim.

Një ditë pas vërshimeve, Dragashin dhe fshatin Kuk, aty ku dëmet ishin më të theksuara, i vizitoi kryeministri Albin Kurti, i cili deklaroi se qeveria do t’u dalë në ndihmë qytetarëve, sapo të bëhet vlerësimi i dëmeve.

Ndaj këtij të fundit ka reaguar ashpër kryetari i Dragashit, Bexhet Xheladini.

Duke shpërndarë postimin e 27 qershorit të kryeministrit Kurti, Xheladini u shpreh se komuna nuk ka pranuar asnjë ndihmë e asnjë përgjigje nga institucionet qendrore, lidhur me këtë fatkeqësi.

Ai thotë se qeverisja lokale me kohë ka realizuar vlerësimin e dëmeve, dhe është ende në pritje të një përgjigjeje nga qeveria.

“Ky është postimi i Kryeministrit Kurti një ditë pas vërshimeve në Dragash: “Deri sot, asnjë ndihmë dhe asnjë përgjigje. Si qeveri lokale, me kohë kemi realizuar vlerësimin financiar të dëmeve dhe jemi të përkushtuar të vazhdojmë kërkesat për mbulimin e këtyre dëmeve nga Qeveria e Kosovës”, shkroi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat