Në Kosovë viteve të fundit është vërejtur një rritje e numrit të fëmijëve që kanë probleme me të folur. Sipas specialistëve të fushës, njëri ndër shkaktaret është edhe përdorimit i teknologjisë.
Tash e dy vite E.L bashkë me nënën e tij, i bën rreth 40 minuta rrugë për të marrë shërbime logopedike në Repartin e Psikiatrisë së Fëmijëve dhe Adoleshenteve në Qendrën Klinikë Universitare të Kosovës.
Nëna e djalit 9 vjeçar, i tha Radio Kosovës se pavarësisht sfidave të udhëtimit, djali ka përmirësim të ndjeshëm. Ajo u shpreh se është e kënaqur me shërbimet që djali i saj i merr në QKUK, pasi një seancë logopedike në institucionet private për një muaj varion nga 200 deri ne 500 euro.
“Që dy vite e sjell fëmijën këtu për të marr shërbime. Një vit e kam dërguar të pedagogia kurse që një vit e sjell këtu të logopedia dhe jam shumë e kënaqur me trajtimin e tij dhe përmasimin që ka pasur. Djali s’ka mundur t’i shqiptoj rreth 16 germa, kurse tash ka një përmirësim në të gjitha germat dhe jemi drejt finalizimit të shqiptimit”, theksoi ajo.
Në repartin e Psikiatrisë se Fëmijëve dhe Adoleshenteve janë vetëm tre logopedë, që i trajtojnë fëmijët që marrin shërbime nga e gjithë Kosova, thekson për Radio Kosovën, Zyla Musliu, legopede klinike.