Komuna e Klinës organizon event me gratë për trajnim profesional në bujqësi

Kosova

Komuna e Klinës organizon event me gratë për trajnim profesional në bujqësi

Më: 3 mars 2025 Në ora: 16:06
Ilustrim

Komuna e Klinës njofton që nesër, e martë, më 4 mars, do të mbajë një event të dedikuar grave me temën “Trajnim profesional në Bujqësi”.

Aktiviteti do të përfshijë tema si kultivimi i perimeve, menaxhimi i fermave, bletaria dhe përpunimi i produkteve bujqësore.

“Eventi do të zhvillohet në Qendrën për Angazhim të Komuniteteve, duke filluar në orën 14:00. Të gjitha gratë e interesuara janë të mirëseardhura për të marrë pjesë dhe për të përmirësuar njohuritë e tyre në fushën e bujqësisë”, thuhet në njoftim.

Komuna e Klinës i fton të gjitha gratë që duan të zhvillojnë aftësi profesionale në këtë sektor të jenë pjesë e këtij eventi frytdhënës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat