Komuna e Prizrenit ka njoftuar se Drejtoria e Arsimit ka hapur konkursin për ndarjen e bursave për studentët e kësaj komune, për vitin akademik 2024/2025.
Sipas njoftimit të drejtë aplikimi kanë studentët e universiteteve publike.
“Të drejtë konkurrimi për realizimin e bursës kanë studentët – kandidatët që janë banorë të Komunës së Prizrenit dhe të konfirmohet me certifikatën e vendbanimit, të ketë notë mesatare mbi 7.5, të cilët kanë fituar të drejtën e regjistrimit të vitit: II-III-IV-V- në vitin akademik 2024/2025 në Universitetet Publike të Republikës së Kosovës dhe studentë jashtë shtetit në Universitetet Publike. Studentët jashtë shtetit në Universitete Publike janë të obliguar të bëjnë konvertimin e notës mesatare sipas pikës 15 të këtij konkursi”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu theksohet se aplikacioni merret në ueb faqe të komunës ose në sportelin në objektin e administratës dhe i plotësuar, dorëzohet në sportelin e pranimit në administratën e Komunës së Prizrenit, prej orës 09:00 deri 15:00.
“Afati për aplikim fillon nga data 04.03.2025 e deri më 24.03.2025”, thuhet në njoftim.