Komuna e Kamenicës ndan mirënjohje për gratë që kanë dhënë kontribut në sektore të ndryshme

Kosova

Komuna e Kamenicës ndan mirënjohje për gratë që kanë dhënë kontribut në sektore të ndryshme

Më: 4 mars 2025 Në ora: 12:27
Foto ilustrim

Drejtoresha e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporës në Kamenicë, Burbuqe Leka, për nderë të 8 marsit u ka ndarë mirënjohje grave që kanë dhënë kontribut në fusha të ndryshme.

Këto mirënjohje janë ndarë për gratë që kanë dhënë kontribut në fusha të ndryshme siç janë shëndetësia, polivia, administrate komunale, arsimi dhe biznesi.

Drejtoresha Leka ka thënë se në një ceremoni të mushur me atëmosferë të jashtëzakonshme kanë qenë të pranishme gra që kanë punuar me pasion dhe përkushtim e disa prej të cilave janë tashmë pensioniste, por që e kanë lënë një shenjë të paharrueshme në çdo sektor ku kanë vepruar.

Si drejtoreshë për zhvillim ekonomik dhe kryesuese e grupit të grave, është një kënaqësi e veçantë të mund të festojmë së bashku fuqinë dhe kontributin e jashtëzakonshëm të grave në shoqërinë tonë. Faleminderit çdo gruaje që ka dhënë një kontribut të vlefshëm dhe vazhdon të jetë një shembull i forcës, qëndresës dhe dashurisë për punën dhe familjen”, ka thënë Drejtoresha Leka. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat