Rriten masat e sigurisë rrugore, policia shqipton mijëra gjoba

Kosova

Rriten masat e sigurisë rrugore, policia shqipton mijëra gjoba

Më: 6 mars 2025 Në ora: 19:10
Foto ilustrim

Policia e rajonit të Prishtinës ka shqiptuar mbi 31,000 masa administrative gjatë dy muajve të parë të vitit 2025, duke fokusuar operacionet e saj në përmirësimin e sigurisë rrugore dhe ndalimin e kundërvajtjeve.

Policia njofton se ka intensifikuar angazhimin për rritjen e sigurisë rrugore gjatë muajve janar dhe shkurt të vitit 2025.

Gjatë kësaj periudhe, janë kryer patrullime të shtuara dhe operacione trafiku, të cilat janë fokusuar në zonat me shkelje më të shpeshta dhe ato që kanë kërcënuar sigurinë rrugore.

Policia njofton se gjatë dy muajve të parë të vitit, janë shqiptuar gjithsej 31,110 masa administrative për kundërvajtje të ndryshme. Nga këto, 2,487 masa janë shqiptuar për kundërvajtjet që kanë sjellë pikë negative nga një deri në pesë pikë.

Për shkelje më të rënda të kodit rrugor, në 489 raste është shqiptuar masa e ndalimit të drejtimit të mjetit për periudha nga tre deri në nëntë muaj, ndërsa në 704 raste janë shqiptuar masa administrative për paraqitje në gjykatë.

Policia apelon për kujdes të shtuar në trafikun rrugor dhe për respektimin e rregullave për sigurinë e të gjithëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat