Haxhiu e Vitia për nder të Ditës së Gruas vizituan Klinikën e Gjinekologjisë

Kosova

Haxhiu e Vitia për nder të Ditës së Gruas vizituan Klinikën e Gjinekologjisë

Më: 8 mars 2025 Në ora: 13:40
Foto nga takimi

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me ministrin Arben Vitia kanë vizituar Klinikën e Gjinekologjisë.

Haxhiu ka thënë se në këtë klinikë çdo ditë gratë sjellin në jetë vajza e djem.

Ndërkohë, ajo ka uruar stafin për punën e palodhshme dhe nënat lehona të shtrira në këtë klinikë.

“Ditën e sotme e nisëm bashkë me Ministrin Vitia, në vizitë në Klinikën e Gjinekokogjisë, aty ku çdo ditë, gratë sjellin në jetë vajza e djem. Uruam stafin për punën e palodhshme dhe nënat lehona të shtrira në këtë klinikë. Qeveria jonë ka në fokus mbështetjen e grave andaj angazhohemi çdo ditë për barazi, fuqizim ekonomik e shoqëror. Urime 8 Marsi të gjitha grave!”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat