Bie numri i vizitorëve në hotelet në Kosovë gjatë janarit 2025

Kosova

Bie numri i vizitorëve në hotelet në Kosovë gjatë janarit 2025

Më: 9 mars 2025 Në ora: 08:09
Foto ilustrim

Kosova ka shënuar një rënie prej 10.4% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar në numrin e vizitorëve në hotelet e vendit për muajin janar 2025.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovë, numri i përgjithshëm i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) në hotele gjatë janarit 2025 ishte 69,227, ndërsa në janar 2024 ky numër kishte qenë 77,295.

Nga vizitorët e këtij viti, 41.1% ishin vendorë dhe 59.8% ishin të huaj.

“Në Janar 2025, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) në Hotele ishte 69 227, prej tyre 41.1%, ishin vendorë dhe 59.8% ishin të jashtëm. Krahasuar me muajin Janar të vitit 2024 (sa ishin 77 295 vizitorë) kishte ulje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në Hotele për 10.4%. Numri i net-qëndrimeve ishte 145 732 prej tyre 42.1% nga vendorët dhe 57.5% nga të huajt.” 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat