Zjarri në Bjeshkët e Deçanit ka vazhduar edhe në orët e hershme të mëngjesit.
Faqja zyrtare e qytetit të Deçanit ka publikuar pamje nga zjarri, duke bërë poashtu thirrje për vullnetarë.
“Ora 4:30 e mëngjesit, ende vazhdon përhapja e zjarreve në bjeshkët e Deçanit”, shkruhet në faqen zyrtare të qytetit.
Ndryshe, mbrëmë lidhur me këtë rast, kryetari i komunës, Bashkim Ramosaj ka kërkuar ndihmë vullnetare, për ta shmangur më të keqen.
“Ju bëj thirrje të gjithëve që të bashkohemi në një aksion të rëndësishëm për shuarjen e zjarrit që ka përfshirë zonën e Kullës së Qelisë në Bjeshkët e Deçanit. Situata kërkon reagim të menjëhershëm dhe kontributin e secilit prej nesh”, ka shkruar Ramosaj.