Qendra e Zjarrfikësve në Deçan ka bërë të ditur se është shuar zjarri në zonën e Kullës së Qelisë në Bjeshkët e Deçanit.
Nga kjo qendër kanë bërë të ditur se zjarri e kishte shkaktuar dëme në rreth 40-50 hektarë gështenje dhe shkurre.
“E kemi shuar zjarrin. Në ora 05:00 kemi nis aksionin për shuarje i gjithë stafi prej 14 punëtorëve”.
” Në ndihmë na dolën edhe zjarrfikësit e Junikut dhe Shoqata e Agjencisë së Menaxhimit të Pyjeve, si dhe shtatë qytetarë vullnetarë”.
“Tereni ka qen shume i vështirë dhe i rrezikshëm, dëmi është i madh përafërsisht rreth 40-50 hektarë gështenje dhe shkurre”, thuhet në përgjigje.