Ngjarjet për ditën e nesërme

Kosova

Ngjarjet për ditën e nesërme

Më: 9 mars 2025 Në ora: 22:44
Ilustrim

Komuna e Prishtinës fillon punimet në rrugën "Xhorxh Bush". (Ora 09:00)

Komuna e Prishtinës nis punimet për objektin e ri të Qendrës për Punë Sociale në Hajvali (Rr. Napoleon Bonaparta, ora 09:40)

Agjencia për Barazi Gjinore pran Zyrës së Kryeministrit në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, prezanton Rrjetin e Grave në pozita vendimmarrëse në administratë publike dhe institucione të pavarura. Prezent kryeministri Albin Kurti, ambasadori britanik Jonathan Hargreaves dhe të tjerë. (Hotel Sirius, nga ora 10:00-11:30)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencë për media me rastin e dorëzimit të padisë për shfuqizimin e rregullores për organizimin dhe shfrytëzimin e parkingjeve të Komunës së Prishtinës. (Para Gjykatës Supreme të Kosovës, 13:30)

Lidhja Demokratike e Kosovës mban mbledhjen e kryesisë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. (Selia e LDK-së, ora 14:00)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat