Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar fletarrest ndaj Sadik Idrizajt, 56-vjeçarit, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai dyshohet se ka abuzuar seksualisht një të mitur.
Pas dështimit të tij për t’u paraqitur në dy thirrje të bëra nga autoritetet, prokuroria kërkon që ai të arrestohet për të vazhduar procedurat hetimore.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
“…është ftuar i pandehuri përmes mbrojtëses së tij av. Kosovare Kelmendi i pandehuri Sadik Idrizaj që të paraqitet me dt. 10.02.2025, me po këtë datë është përpiluar procesverbal ku pjesmarrës kanë qenë vetem përf. e autorizuar e palës së dëmtuarës av. Aurora Mulhaxha ndërsa ka munguar i pandehuri dhe mbrojtësja e tij, pas kësaj kemi dërguar ftesë të rregulltë në adresen e të pandehurit që i njëjti të paraqitet me dt. 05.03.2025 në orën 10:00, prap i njëjti nuk është paraqitur, dhe me dt. 07.03.2025/ është bërë kërkesë Gjykatës Themelore në Pejë-DKK-Gjyqtarit të procedurës paraprake për lëshimin e urdhërarrestit dhe jemi në pritje të aprovimit të kërkesës sonë nga Gjykata”, ka thënë ai.
I dyshuari në fjalë u denoncua nga një grua nga Peja.
Siç raportohet ajo dyshohet se është abuzuar seksualisht nga i dyshuari kur kishte qenë e mitur.