Rogana do të bëhet me çerdhe. Gurthemeli i saj është vendosur sot nga kryeministri Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, dhe kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj.
Objekti i çerdhes së re, është bashkëfinancim i MASHTI-t (me 90%) dhe Komunës së Kamenicës (me 10%). Ajo do të ketë një sipërfaqe prej 594 metra katrorë. Në total çerdhja do t'i ketë gjashtë klasa me kapacitet për 100 deri 120 fëmijë. Punimet parashihen të përfundojnë për 12 muaj.
I pari i qeverisë e vlerësoi këtë si një lajm shumë të mirë për banorët e Roganës dhe për qytetarët e Kamenicës në përgjithësi.
Sipas Kurtit ky është investim në arsim dhe atë arsimim në fëmijëri të hershme, kur gjithnjë e më shumë studimet tregojnë që janë hapat vendimtarë për ngritjen e ardhshme në profesion, në karrierë dhe për bërjen e fëmijëve, një ditë, qytetarë intelektualë të Republikës së Kosovës.
Kjo është çerdhja e dytë e ndërtuar nga qeveria aktuale në

Kjo është çerdhja e dytë e ndërtuar nga qeveria aktuale në Kamenicë, duke e bërë këtë komunë me gjithsej tri çerdhe.
, duke e bërë këtë komunë me gjithsej tri çerdhe.