Bulliqi viziton nga afër punimet në ndërtimin e rrugës Podujevë-Prishtinë: Dinamika e punimeve është intensifikuar ditëve të fundit

Kosova

Bulliqi viziton nga afër punimet në ndërtimin e rrugës Podujevë-Prishtinë: Dinamika e punimeve është intensifikuar ditëve të fundit

Më: 11 mars 2025 Në ora: 15:54
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka vizituar nga afër punimet në ndërtimin e rrugës së re që lidh rrugën “Vëllezërit Frashëri” me magjistralen Podujevë–Prishtinë.

Bulliqi ka deklaruar se dinamika e punimeve është intensifikuar ditëve të fundit dhe brenda pak ditësh do të shtrohet shtresa e parë.

“Sot, së bashku me disa drejtorë komunalë, ishim në terren për të përcjellë nga afër punimet në ndërtimin e rrugës së re që lidh rrugën “Vëllezërit Frashëri” me magjistralen Podujevë–Prishtinë. Dinamika e punimeve është intensifikuar ditëve të fundit dhe brenda pak ditësh do të shtrohet shtresa e parë e asfaltit, ndërsa projekti do të përfundojë plotësisht brenda disa muajsh”, ka deklaruar ai.

Mes tjerash, ai ka shkruar se kjo rrugë e re do të jetë një arterie e rëndësishme e qarkullimit, duke ndihmuar në lehtësimin e trafikut dhe eliminimin e tollovive në qytet.

“Në Podujevë po punohet”, thotë ndër tjera ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat