Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, tha se më 11 mars 1981, studentë e qytetarë të guximshëm të Kosovës, dhanë shembullin e jashtëzakonshëm të sakrificës dhe luftës për liri.
I pari i Vushtrrisë ka theksuar se kjo ditë shënoi lindjen e një ideali të pathyeshëm, që e çoi popullin tonë drejt shtetësisë dhe dinjitetit kombëtar.
Sot, kujtojmë me nder ata që e nisën këtë rrugë të vështirë me amanetin për të punuar fortë për qytetarët tanë, për shtetin tonë.
“Kosova është përpjekja e pa ndalur e një populli të fortë”, ka shkruar Idrizi në “Facebook”.