Një person është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht një person tjetër.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 20:02 në fshatin Zllakuqan, Klinë.
Siç thuhet në raport, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor.
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka marrë pjesë në një rrahje. Viktimës mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport