Policia njofton se në rrugën "Hajdin Berisha", në Suharekë me 25.11.2020 rreth orës 21:04, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i është vjedhur vetura e tij me targa vendore.
Policia gjatë kërkimit ka hasur në veturën e vjedhur e cila i është kthyer pronarit. I dyshuari mashkull është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për veprën vjdhje e automjetit.
Edhe nga Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm tregojnë se kanë ndaluar një person për 48 orë, nën dyshimin se i njëjti
ka kryer veprën penale “Vjedhja”.