Mesnatën e së mërkurës kulmi i Statcioni Policor në Zubin Potok është përfshirë nga flakët, por me intervenimin e zjarrfikësve zjarri ishte shuar, derisa me zbardhjen e rastit po merren policia e prokuroria.
Policia njofton se në Zubin Potok me 24.11.2020 rreth orës 23:50, raportohet se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri kulmi i stacionit policor.
Në vend- ngjarje kanë dalë njësiti i zjarrfikësve që ka lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale të lënduar nuk ka.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt për veprën shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.