Një femër në Ferizaj ka raportuar dje në polici se është dhunuar nga i dyshuari i gjinisë mashkullore.
Si rrjedhojë, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit është bastisur shtëpia e të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar 39 fishekë të revoles dhe një elektroshok.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.