Tre persona janë përleshur në Prishtinë pas një mosmarrëveshjeje në rrugën “Zenel Salihu”.
Sipas njoftimit policor, rasti ka ndodhur të enjten në orën 10:45, ndërsa të dyshuarit thuhet se kanë përdorur shufra metalike.
“Të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor . Lidhur me rastin janë arrestuar dy nga të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit dërgohen ne mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.