( E plotësuar) - Tre marokenët të arrestuar sot në Prishtinë, dyshohet se janë të përfshirë në vrasjen e ndodhur, më 17 nëntor, në Otes afër Sarajevës.
Jasmin Beroviqi (36) humbi jetën pasi ishte therur me thikë nga emigrantët ndërsa dy të tjerë u plagosën dhe po vazhdojnë të mjekohen në Qendrën Klinike Universitare, në Sarajevë.
Autoritetet boshnjake nisen hetimet intensive për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Pas dy ditëve në pranga përfundoi migranti maroken, Hacham Aglaras, por ai më pas u lirua, sepse policia nuk kishte prova se ai e kishte kryer krimin.
Kërkimi i të dyshuarve u zgjerua edhe përtej kufijve dhe sot pas hetimeve të EUROFAST-it, Njësia speciale intervenuese e Policisë së Kosovës, vendosi në pranga tre marokenë në Prishtinë, të cilët ndodhen ende në stacion të policisë, duke u intervistuar.
Policia e Kosovës ende nuk është deklaruar për këtë operacion të EUROFAST-it, ata janë të dyshuarit për këtë krim, i cili kishte terrorizuar banorët e Sarajevës, javën e kaluar.
EUROFAST arreston tre perona në Prishtinë, dyshohet se para një jave i prenë kokën një personi
Tre shtetas të huaj janë arrestuar sot afër UBT-së në Prishtinë.
Shtetasit marokenë u kapen nga njësiti EUROFAST pas disa hetimeve intensive në lidhje me një vrasje të ndodhur rreth një javë më parë në Bosnjë.
Arrestimi i tre marokenëve është bërë pasi që ata dyshohen se një javë më parë, ia kishin prerë kokën një personi në Bosnjë.
Ata ndodhen në stacion të policisë dhe janë duke u intervistuar.