Policia e Lezhës ka vënë arrestuar një 61 vjeçar, i akuzuar për armëmbajtje pa leje.
Në kuadër të operacionit të koduar “Kashnjeti”, është bërë i mundur arrestimi i shtetasit N. P., 61 vjeç të cilit në cilësinë e provës materiale i janë gjetur të fshehura në dyqanin e tij një armë zjarri automatik dhe një armë gjahu.
Policia Lezhë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Kashnjeti”, për goditjen e armëmbajtjes pa leje.
Operacioni nga Forca Operacionale në DVP Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë.
Sekuestrohen 1 armë zjarri dhe 1 armë gjahu.
Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.
-N. P., 61 vjeç, banues në Kashnjet, Lezhë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik dhe një armë gjahu.