Dy persona të dyshuar lidhur me rastin që ndodhi të premten në Milloshevë, ku mbetën të plagosur edhe dy persona, janë dorëzuar sot në Policinë e Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi
Ai ka thënë se të njëjti kanë dorëzuar dhe një armë e cila dyshohet se është përdorur në rast.
“Mbrëmë, më 27.11.2020, në fshatin Milloshevë kishte ndodhur një rast ku ishte përdorur armë zjarri dhe kishte persona të plagosur. Sot, më 28.11.2020, në ora 13:23, dy të dyshuar janë dorëzuar në polici, të njëjtit kanë dorëzuar edhe një armë e cila dyshohet se është përdorur në rast. Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, ka thënë Krasniqi.