Sinjalizuesit kanë raportuar se dje në rrugën ‘Adem Jashari’ në Pejë, rreth orës 14:00, një person ka goditur një femër në një furrë buke.
Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka thënë se një person mashkull ka goditur viktimën femër të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore dhe i dyshuari gjindet ende në arrati.
“Dje rreth orës 13:40, viktima femër ka raportuar se është sulmuar pas një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull të cili e ka sulmu fizikisht dhe i ka shkaktu lëndime trupore dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
I dyshuari është në arrati. Nuk dihet arsyeja”, njoftoi Gashi.