Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë të dyshuar si autorë të aksidentit të mbrëmjes së të dielës në Lezhë ku humbi jetën 61-vjeçari Gjon Kola.
Të arrestuarit janë shtetasit A.Xh.,22 vjeç dhe N.M.,19 vjeç, banues në Lezhë.
Policia sqaron se “dy të rinjtë rreth orës 17:30,të datës 29 nëntor 2020, në aksin rrugor Lezhë-Milot, në Ishull Lezhë, duke lëvizur me mjetet e tyrë tip “Benz ” dhe “BMW”, në sense të kundërta, kanë aksidentuar shtetasin Gj.K.,61 vjeç,banues në Lezhë, i cili ka humbur jetën”.
Viktima ishte këmbësor në rrugë.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.