Një qytetar në Prishtinë ka raportuar se gruaja e tij ka ndërruar jetë gjatë një intervenimi në spital.
Sipas ankuesit ajo ka vendosur disa stenda para disa muajve, por gjendja e saj nuk është përmirësuar, teksa i njëjti dyshon se stendat nuk i janë vendosur fare dhe kërkohet që rasti të hetohet.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Rastet me stenda ishin problem në Kosovë që një kohë.